Telegrafi

Prishtina zyrtarizon afrimin e Henrik Sirkos

Henrik Sirko është larguar nga Ylli ditë më parë dhe tanimë është zyrtarizuar te skuadra e re.

Basketbollisti kroat është zyrtarisht një lojtar i ri i KB Prishtinës me skuadrën kryeqytetase që ka zyrtarizuar afrimin e tij.

Prishtina ka zyrtarizuar afrimin e kroatit, por që nuk ka dhënë detaje për kohëzgjatjen e kontratës mes palëve.

Sirko largohet nga Ylli pas dy viteve e gjysmë te skuadra nga Suhareka.

30-vjeçari më parë ka bartur fanellen e Pejës, derisa Prishtina është skuadra e tij e tretë në Kosovë. /Telegrafi/