Temperatura pranverore kanë mbretëruar sot në Kosovë.
Prishtina Weather njofton se deri në orën 14:00 në Aeroportin e Prishtinës temperatura më e lartë është 21°C.
“Temperaturë rekorde për muajin dhjetor… Kjo edhe është temperatura më e lartë në Prishtinë për muajin dhjetor, në shënime që nga vitet e ’70-ta”, shkruan Prishtina Weather.
Në orën 14:00, 20.1°C ishte temperatura më e lartë në qendër të Prishtinës, në stacionin automatik të motit tek Observatoriumi i Prishtinës”, thuhet më tej. /Telegrafi/
Për ta shikuar Motin në Kosovë, por edhe në rajon e botë, kliko këtu.