Telegrafi

Prishtina vazhdon bashkëpunimin me Tmusic

KB Prishtina ka arritur ta ndalë njërin nga basketbollistët e saj më të mirë.

Fundori Mikaile Tmusic ka vazhduar kontratën me Prishtinën edhe për një edicion tjetër.

Lajmi është konfirmuar nga klubi kryeqytetas që duken mjaftë të kënaqur me vazhdimin e bashkëpunimit me lojtarin.

Njoftimi i plotë i klubit bardhekalër:

Tmusic përsëri bardhë e kaltër.

Njëri ndër basketbollistët më të mirë në Superligën e Kosovës në basketboll, Mikaile Tmusic ka vazhduar kontratën me klubin tonë

Mikaile njihet si lojtar mjaft i rëndësishëm për ekip, sepse është i fuqishëm në mbrojtje, kurse në sulm treshet janë pika më e fortë e tij.

Ai ishte një ndër pikat më të forta të skuadrës ne edicionin e kaluar ku Prishtina bëri histori në Arenën Evropiane. /Telegrafi/