Site icon Telegrafi

Prishtina triumfon ndaj Trepçës

Sigal Prishtina ka shënuar fitore ndaj Trepçës me rezultat 71:54 (17:13, 16:15, 16:7, 22:19), në kuadër të javës së 25-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Ndeshja në Prishtinë ishte mjaft interesante, derisa vendasit e nisën më mirë ndeshjen, duke e fituar çerekun e parë 17:13. Lojë më e barabartë u zhvillua në periudhën e dytë, që përfundoi 16:15 dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat 33:28.

Prishtina ishte shumë më e mirë në periodën e tretë, duke e fituar 16:7, derisa rezultati në semafor pas 90 minutash tregonte shifrat 49:35. Në dhjetë minutat e fundit nuk kishte shumë ndryshime (22:19) dhe Prishtina triumfoi në fund 71:54.

Te Prishtina u dalluan Anthony Goods me 14 pikë, Jordan Johnson me 13 dhe Mikaile Tmusiq me 12, kurse te Trepça më të mirët ishin Alante Fanner me 17 pikë e tetë kërcime dhe Besnik Azemi me 16 pikë e shtatë kërcime.

Sigal Prishtina tani ka 17 fitore dhe pesë humbje, duke u renditur në vendin e parë me 49 pikë, një më shumë se Rahoveci, derisa Trepça ka pesë fitore dhe 17 humbje.

Exit mobile version