Site icon Telegrafi

Prishtina triumfon dhe merr lidershipin në Superligë

Prishtina ka arritur të triumfojë në derbin e javës së 15-të ku ka mposhtur Besën e Pejës me rezultat 2-0.

Pjesa e parë nisi më mirë për vendasit të cilët dominuan që nga minutat e para në ndeshje.

Ishte minuta e 12-të e ndeshjes, kur vendasit realizuan një gol të bukur për epërsinë 1-0.

Fillimisht mesfushorit Endrit Krasniqi depërtoi bukur dhe asistoi tek Mërgim Pefqeli që shënoi një gol të mrekullueshëm.

Golin e fitores për vendasit e shënoi Endrit Krasniqi në minutën e parë shtesë ku u fut mirë në zonë dhe me një goditje të fuqishme mposhti portierin Granit Kolshi për 2-0.

Pas kësaj fitore Prishtina është ngritur në pozitën e parë me 34 pikë të tubuara, një më pak se Trepça ’89 që nesër luan ndaj Llapit.

Ndërkohë Besa mbetet në pozitën e pestë në tabelë me 24 pikë.

Pjesa e parë në Skenderaj përfundoi ashtu siç filloi pa gola edhe pse raste të mira shënimi kishin të dyja skuadrat.

Pasi kaluan një orë lojë, Isa Eminhaziri shënoi për epërsinë e Gjilanit 0-1.

Por 10 minuta më vonë, Armen Abazi barazoi rezultatin për vendasit në 1-1.

Pas humbjeve të pësuara në mesjavë, dy skuadrat si Drenica ashtu edhe Gjilani ndajnë pikët. /Telegrafi/

Exit mobile version