Prishtina dhe Feronikeli kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e fortë të javës së 34-të në Superligën e Kosovës.
Kryeqytetasit janë nikoqir të drenicasve në takimin i cili pritet të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ nga ora 15:00.
Ekipi i Zekirija Ramadanit është në formë të lartë me shtatë fitore radhazi në kampionat dhe synon të tetën për të bërë një hap tutje drejt titullit kampion.
Në anën tjetër, mysafirët i janë kthyer fitores pas një kohe të gjatë dhe do të tentojnë t’i shkaktojnë probleme prishtinasve.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Prishtina: Nika; B.Krasniqi, Dellova, Bekteshi, Mici; Lilaj, Boshnjaku; Mankenda, E.Krasniqi, Abazi; Kryeziu;
Feronikeli: Smakiqi; Islami, Lladrovci, Malaj, Thaqi; Bojku, Dabiqaj, Milickovic; Maliqi, Simonovski, Hoti;
/Telegrafi/