Site icon Telegrafi

Prishtina sundon në ‘Minatori’, i bashkohet Pejës në finale të Kupës

Klubi basketbollistik, Prishtina ka fituar gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Kosovës në basketboll ndaj Trepçës, pasi kanë arritur të fitojnë në palestrën ‘Minatori’ me rezultat 56-50.

Gjysmëfinalja e dytë e Kupës së Kosovës në basketboll në mes të Trepçës dhe Prishtinës na ka sjell një ndeshja shumë të fortë dhe të luftuar nga të dy skuadrat, të cilat ishin edhe të motivuara nga tribunat e mbushura plot me tifozë, por në fund fitores iu gëzua vetëm Prishtina, që iu bashkua finales, aty ku e pret Peja.

Salla e gjitha e mbushur me tifozë!

Çereku i parë mbyllet me një lojë të barabartë, ku të dyja skuadrat luajtën me mbrojtje të fortë dhe kryesisht duke atakuar koshin me depërtime individuale pasi mbrojtjet me presing po pamundësojnë gjuajtjet nga perimetri dhe gjysmë distanca, teksa në fund ishin vendasit që përfunduan këtë çerek me rezultat të ngushtë 17-15.

Në çerekun e dytë të ndeshjes, Prishtina arriti të marr vetën edhe më shumë dhe kësaj i ndihmoi edhe ardhja e Plisave në këtë çerek, pasi në fund të pjesës së parë epërsia u rrit në nëntë pikë dhe skuadrat shkuan në pushim pranë rezultat 32-23 në të mirë të mysafirëve.

Interesim i madh në gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Kosovës

Pjesa e dytë e ndeshjes veçse tregoi vazhdimësinë e mysafirëve, të cilët arritën të ruajnë epërsinë e tyre, pas një ndeshje mirë të organizuar me mbrojtje të fortë dhe sulme konkrete.

Në fund të çerekut të tretë rezultati shënonte tetë pikë epërsi në të mirë të Prishtinës, apo më saktë ky çerek përfundoi me rezultatin 42:34.

Aksion gjatë ndeshjes!

Çereku i katërt ngjalli ekipin vendas të cilët u rikthyen furishëm me sulme dhe shënime ku arritën ta afrojnë rezultatin në vetëm dy pikë epërsi ku semafori shënonte 48-46, por nuk munden ta mbajnë deri në fund tempin dhe pasi Prishtina nuk lejoi duke shënuar disa kosha të shpejt dhe në fund fituan ndeshjen me rezultat 56:50.

Koreografi e bukur dhe mesazh i fortë nga Toricida!

Pas kësaj fitore, Prishtina do të takohet me Pejën në finale të Kupës së Kosovës, në ndeshjen që zhvillohet poashtu në palestrën ‘Minatori’ të dielën.

Plisat, gjithmonë pas Prishtinës!

Basketbollistët më të dalluar të ndeshjes ishin Jeremy Wise me 18 pikë e dy kërcime te Trepça dhe Jabarie Hinds me 16 pikë dhe Drilon Hajrizi me 11 pikë e 10 kërcime te Prishtina. /Telegrafi/

 

Exit mobile version