Telegrafi

Prishtina me spektakël mposht Pejën, gjithçka vendoset në ndeshjen e pestë

Prishtina ka shënuar fitore shumë të thellë përballë Pejës në ndeshjen e katërt finale, duke e dërguar rezultatin e përgjithshëm në 2-2.

Sigal Prishtina e nisi lojën më mirë me pikët e njëpasnjëshëm të Stanimir Marionovit, ndërsa Peja e udhëhequr nga Kevin Burwell qëndronte afër, duke mos e lënë të largohet.

Çereku i parë i takoi Prishtinës me rezultat 19-16.

Në çerekun e dytë Prishtina mori hovë me pikët e njëpasnjëshme të Dardan Berishës, ndërsa e dërgoi epërsinë deri në 12 pikë.

Në pjesë e dytë skuadra e Prishtinës ishe edhe më e frikshme duke shënuar nga çdo pozitë e mundshme.

Epërsia e prishtinasve shkoi deri në 25 pikë, ndërsa Dardan Berisha, Edmond Azemi, Andreë Warren e Stanimir Marinov shkëlqyen me pikë të shënuara.

Rezultati në fund shkoi në 80-55, ndërsa seria u barazua në 2-2.

Titulli do të vendoset në fundjavë në Karagaç të Pejës. /Telegrafi/