Site icon Telegrafi

Prishtina skuadra nga Kosova me renditjen më të lartë në UEFA

Shtëpia më e madhe e futbollit kosovar, UEFA ka publikuar renditjen më të re të klubeve, pas mbylljes së sezonit 2019 në garat evropiane.

Klubi me renditjen më të mirë në UEFA nga Kosova është Prishtina, që ka marr pjesë tri vite radhazi në këto gara

Kryeqytetasit ndodhen në pozitën 352 me koeficientin 1.75 pikë.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Feronikeli është në vendin 366 me 1.50 pikë.

Pas saj vjen skuadra gjilanase Drita, që renditet në pozitën 370 me 1.50 pikë.

Ndërkohë ekipi mitrovicas Trepça ’89 ndodhet në pozitën e 418-të. /Telegrafi/

 

Exit mobile version