Site icon Telegrafi

Prishtina shkarkon gjermanin Matthias Zollner

KB Prishtina ka shkarkuar nga detyra e trajnerit gjermanin, Matthias Zollner.

Lajmi konfirmohet në faqen zyrtare të klubit të kryeqytetit.

Vendimi thuhet se është marrë në komunikim të përbashket me teknikun gjerman, pas analizave të bëra nga kryesia e klubit.

Zollner sa ishte trajner i Prishtinës fitoi Superkupën, por u dallua për të keq, pasi ekipi që ai drejtoi lëshoi 20 pikë avantazh nga ndeshja e parë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve të basketbollit.

Po ashtu, Zollner cilësohet si fajtor për thyerjen e disponimit në skuadër, për shkak të së cilës ndodhi edhe përplasja mes Dardan Berishës dhe amerikanit Myles në Holandë pas pjesës së parë të ndeshjes kthyese.

Prishtina vazhdon rrugëtimin në Superligë dhe në kualifikimet e Europe Cup.

Aktualisht klubi i kryeqytetit është në vendin e parë në tabelë me të gjitha fitoret. /Telegrafi/

Exit mobile version