Telegrafi

Prishtina rikthen epërsinë ndaj Rahovecit

Z Mobile Prishtina ka arritur të shënojë fitore ndaj Rahovecit me rezultat 106:80.

Prishtina e dominoi ndeshjen nga fillimi deri në fund, duke treguar se e do trofeun.

Prishtina, që në këtë ndeshje ishte pa trajnerin Damir Mulaomerovic për shkak të suspendimit, i fitoi të katër çerekët.

Pjesa e parë u mbyll 57:44.

Për kryeqytetasit më i dalluari ishte Divine Myles me 27 pikë.

Pas tij u dalluan edhe Dardan Berisha me 20 pikë dhe Ahmed Bashir me  17.

Te Rahoveci më të mirët ishin Fred Richardson me 19 pikë dhe Andre Washington me 16 pikë.

Ndeshja kthyese zhvillohet në fundjavë në Rahovec, ku Prishtina mund të shpallet kampion në rast fitoreje. /Telegrafi/