Telegrafi

Prishtina Real Estate Expo 2023 – Panairi i parë ndërkombëtar për pasuri të paluajtshme

Prishtina Real Estate Expo 2023, është ky panairi i parë ndërkombëtarë për patundshmëri i cili organizohet për tri ditë radhazi në Kosovë. Ky panair do të jetë një platformë e jashtëzakonshme për kompanitë pjesëmarrëse ngase do t’ua mundësojë atyre ekspozimin e potencialit të madh të industrisë së pasurive të paluajtshme.

Ngjarja do të shfaqë një gamë të larmishme ekspozuesish, folës ekspertë, diskutim në panele, produkte e shërbime inovative, mundësi investimi, pavion të karrieres, workshope dhe trajnime. Të gjitha këto tema që do ta karakterizojnë panairin prandaj do të jenë një domosdoshmëri për këdo që është tashmë i përfshirë ose i interesuar në pasuri të paluajtshme.

Pse duhet të jeni pjesë e panairit – Prishtina Real Estate Expo 2023?

Arsyet e pjesëmarrjes në panair janë të shumta por ato që e veçojnë janë: produktet inovative të cilat ua mundësojnë kompanive zhvillimin e tregtisë dhe arktitekturën, mundësi inovative të orintuara nga praktika për arkitekturë moderne, pjesëmarrja e të gjitha kompanive kryesore të industrisë, mundësi mbështetëse e nivelit të lartë me fokus në praktikat aktuale, ofrimi i zgjidhjeve individuale drejtpërdrejtë me prodhuesit.

Kush do të jenë pjesëmarrës në këtë panair?

Prishtina Real Estate Expo 2023, ju mundëson të arrini të gjitha grupet që ju synoni në këtë industri në një vend përfshirë : kompani të pasurive të paluajtshme, kompani ndërtimi, kompani për menaxhimin e pronave, agjencitë e pasurive të paluajtshme dhe agjentët, bankat dhe institucionet tjera financiare, kompani për arkitekture dhe projektim, kompani për shërbime ligjore dhe rregullatorë, kompani ofruese të teknologjisë informative për pasuritë e paluajtshme.

 

Kompanitë pjesëmarrëse Prishtina Real Estate Expo 2023: Fortis Capital, Balfin Real Estate, Alba Group, PBozhegu Brothers, Model Slovenia, Section Arcitechture, Access, Orient, Telegrafi Real Estate, Interhold, International Rezidence, Century 21, OPN, Holccman, Adriatic Project, PBC Group, Interholc dhe Majid AL Futtaim.

Komponenta sociale e panairit

Individët të cilët nuk mund të paguajnë për pjesëmarrje në panair për të prezantuar pasurinë e tyre për shitje ftohen të marrin pjesë në panair pa pagesë në këtë panair. Të gjithë të interesuarit për këtë pikë mund të kontaktojnë direkt në numër telefoni: +383 44 257 – 639 .

Nxitoni – vetëm edhe pak vende të lira

Prishtina Real Estate Expo 2023, ju mundëson që produktet e juaja të futen në lojë për projektet e ardhshme të ndërtimit dhe të arrini të identifikoni tendencat dhe merrni frymëzim për risitë e produkteve tuaja.

Andaj nëse dëshironi të jeni pjesëmarrës në këtë panair dhe krah për krah me këto kompani nxitoni sepse kanë mbetur vetëm edhe pak vende të lira.

Për më shumë mund të na kontaktoni:

Instagram: Prishtina Real Estate EXPO

Tel: 045 100 772

Email: panairipatundshmerise@gmail.com