Kampioni i Kosovës në basketboll, Sigal Prishtina, ka falënderuar yllin Dardan Berisha pas largimit të tij nga klubi.
Pak orë pas njoftimit nga Berisha se ka vendosur të largohet nga kampioni i Ligës Ballkanike, klubi prishtinas ka falënderuar lojtarin për kontributin dhe ka njoftuar se Berisha do të vazhdojë karrierën jashtë vendit.
“FALEMINDERIT DARDAN!
Dardan Berisha nuk do të jetë pjesë e KB SIGAL Prishtina. Ai është larguar nga kryeqyteti për të vazhduar karrierën e tij jashtë vendit.
Kryesia e klubit falënderon Dardanin për punën profesionale, angazhimin dhe kontributin e tij madhor në sukseset e Prishtinës!
Berisha do të jetë pjesë e përhershme e familjes Prishtina dhe dyert e klubit tone janë gjithmonë të hapura për të!
Suksese ne të ardhmen Dardan, gjithmonë do të kesh përkrahjen tonë”, thuhet në njoftimin e klubit kryeqytetas.