Site icon Telegrafi

Prishtina prin me numrin më të madh të të infektuarve me COVID-19 për 24 orë

Foto: Ridvan Slivova

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka publikuar raportin e fundit të rezultateve për testet e bëra në 24 orët e fundit për COVID-19, ndër të cilat 82 raste janë konfirmuar vetëm në komunën e Prishtinës.

Sipas këtij raporti gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 459 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 226 raste pozitive.

Lexo po ashtu Edhe 226 raste pozitive me COVID-19 dhe 115 të shëruar në Kosovë

Po ashtu, IKShPK-ja ka njoftuar se ka shkuar gjithsej në 227 numri i pacientëve të konfirmuar me COVID-19, të cilët kanë vdekur.

Kurse, , janë shëruar 115 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.578 raste.

Lexo po ashtu Në 24 orët e fundit kanë vdekur edhe 15 persona të infektuar me COVID-19 në Kosovë

Ndryshe rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 82 raste, komuna Podujevë 26 raste, komuna Fushë Kosovë 18 raste, komuna Mitrovicë 15 raste, komuna Pejë 13 raste, komuna Gjakovë 12 raste, komuna Gjilan 9 raste, komuna Klinë 7 raste, komuna Viti 7 raste, komuna Vushtrri 7 raste, komuna Lipjan 6 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Kaçanik, Prizren, Shtime, Shtërpce dhe Suharekë. /Telegrafi/

Exit mobile version