Telegrafi

Prishtina prezanton sulmuesin Besart Berisha

Klubi më i madh nga Kosova, Prishtina ka prezantuar zyrtarisht sulmuesin e transferuar javën e kaluar, Besart Berishën.

Kampioni aktual i Superligës së Kosovës ka shfrytëzuar objektet e klubit për të prezantuar sulmuesin prishtinas.

Në prezantim, Besart Berisha ka falënderuar ata që i dhanë mundësinë e transferimit, teksa ka zbuluar edhe pritjet.

Lexo po ashtu Zyrtare: Prishtina lëshon ‘bombën’ e kësaj vere, nënshkruan me sulmuesin Besart Berisha

“E falënderoj kryetarin dhe gjithë klubin që më ka dhënë mundësinë”, ka thënë fillimisht Berisha në prezantim.

“Mendimi im është që Prishtina është klubi ma i madh. Gjithmonë e kam përcjell, kam pasur kontakte shumë”.

“Jam i lumtur që kam ardhur dhe me tregu të drejtën mezi po pres t’ia fillojë stërvitjet”, përfundoi sulmuesi i njohur. /Telegrafi/