Klubi më i madh nga Kosova, Prishtina ka prezantuar zyrtarisht sulmuesin e transferuar javën e kaluar, Besart Berishën.
Kampioni aktual i Superligës së Kosovës ka shfrytëzuar objektet e klubit për të prezantuar sulmuesin prishtinas.
Në prezantim, Besart Berisha ka falënderuar ata që i dhanë mundësinë e transferimit, teksa ka zbuluar edhe pritjet.
“E falënderoj kryetarin dhe gjithë klubin që më ka dhënë mundësinë”, ka thënë fillimisht Berisha në prezantim.
“Mendimi im është që Prishtina është klubi ma i madh. Gjithmonë e kam përcjell, kam pasur kontakte shumë”.
“Jam i lumtur që kam ardhur dhe me tregu të drejtën mezi po pres t’ia fillojë stërvitjet”, përfundoi sulmuesi i njohur. /Telegrafi/