Site icon Telegrafi

Prishtina prezanton Sabien Lilajn

Foto: FC Prishtina/Facebook

Prishtina ka prezantuar edhe zyrtarisht Sabien Lilajn.

Mesfushori kishte kompletuar para pak ditësh kalimin te bardheblutë, derisa sot (e hëne) është prezantuar nga klubi.

Në edicionin e kaluar, Lilaj ishte pjesë e klubit izraelit, Nes Tzionan. Gjatë karrierës së tij ka luajtur për  KF Tirana nga moshat e reja (1999-2011), Lokomotiva Zagreb (2011-2012), Skënderbeu (2012-2018), Gabala, Azerbajxhan (2018-2019) dhe Sektizia Nes Tziona, Izrael (2019-2020).

Lilaj është pjesë e Kombëtares shqiptare, me të cilën ka bërë 16 paraqitje.

Pa dyshim, Sabieni është futbollisti më i shtrenjtë i transferuar në tridhjetë vitet e fundit, si i Prishtinës, po ashtu edhe i kampionatit në Kosovë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version