Site icon Telegrafi

Prishtina pret Llapin në kryeqytet, interesant edhe në Gjilan

Superliga e Kosovës vazhdon javën e 23-të me dy ndeshje tejet interesante që do të zhvillohen sot në Prishtinë dhe Gjilan.

Vëmendja kryesore pritet të zhvendoset në “Fadil Vokrri”, ku Prishtina do të jetë mikëpritëse e Llapit.

Të dy skuadrat kanë një ecuri pozitive në sezonin pranveror dhe ndeshja do të jetë e luftuar për të marrë në fund tre pikët.

Dy ndeshjet e para këtë edicion mes dy ekipeve kanë përfunduar (0-0) në kryeqytet dhe (0-2) në Podujevë për Prishtinën.

Gjyqtari gjilanas, Mervan Bejtuallahu do ta drejtojë këtë derbi rajonal në kryeqytet.

Ndërsa, Gjilani në stadiumin me ‘bari sintetik’ mikëpret Arbërinë. Ecuria e dy skuadrave nuk është edhe aq e mirë në këtë gjysmë-sezon, e sot (e shtune) pritet të jetë një ndeshje e zjarrtë për të marrë pikët maksimale.

Superliga – XXIII

E shtune – 13:00

Prishtina – Llapi

(Gjyqtarë: M. Bejtullahu, E. Bicaj, F. Jashari, E. Zasella)

Gjilani – Arbëria

(Gjyqtarë: A. Shala, L. Muhadri, A. Bullatovci, A. Halilaj) /Telegrafi/

Exit mobile version