Kampioni i shumëfishtë i Kosovës, Prishtina po shpreson ende në titullin e kampionit.
Kësisoj bardh e kaltërtit nga kryeqyteti kosovar do të përballen në javën e 27-të me Gjilanin.
Prishtina aktualisht ndodhet tetë pikë mbrapa liderit Trepça ’89 dhe nuk e kanë ndërmend të dorëzohen sa i përket luftës për titull.
Ndërkohë sa i përket skuadrës gjilanase, ata kanë siguruar mbijetesën dhe po luajnë pa presion.
Prishtina është në presion të pikëve ndërsa Gjilani në këtë ndeshje do të futet pa presion dhe vetëm për të shkaktuar befasi.
Ndeshja do të luhet në stadiumin e qytetit në Obiliq. /Telegrafi/