Site icon Telegrafi

Prishtina pret Ballkanin, interesant edhe në Gjilan e Mitrovicë

Lideri aktual i Ipko Superligës së Kosovës, Prishtina do të luaj para tifozëve të saj ndeshjen e javës së 15-të.

Kryeqytetasit do të jenë nikoqir në stadiumin Fadil Vokrri të skuadrës së rikthyer në Superligë, Ballkanit nga Suhareka.

Bardh e kaltërtit në këtë takim vijnë pas një serie të jashtëzakonshme prej shtatë fitoreve radhazi në kampionat.

Në anën tjetër klubi i udhëhequr nga Sami Sermaxhaj ka humbur ndeshjen e javës së kaluar në shtëpi 0-1 nga Feronikeli.

Prishtina llogaritet favorite në letër, por mysafirët udhëtojnë drejt kryeqytetit për të befasuar.

Ndërkohë në Gjilan pritet të zhvillohet një ndeshje tejet interesante mes Gjilanit dhe Drenicës.

Gjilani në dy ndeshjet e fundit ka marrë një fitore dhe një barazim, ndërsa Drenica nuk ka arkëtuar pikë në 270 minutat e fundit.

Ndeshja tjetër e ditës së sotme do të zhvillohet në stadiumin Riza Lushta në Mitrovicë.

Trepça ’89 do të jetë nikoqire e skuadrës së fundit në renditjen tabelare KEK-ut.

Minatorët nuk kanë marrë fitore në katër ndeshjet e fundit dhe synojnë që një gjë
të tillë ta bëjnë sot. /Telegrafi/

Exit mobile version