Site icon Telegrafi

Prishtina përballet me Malishevën, interesant edhe në Lipjan e Drenas

Foto: Arkiv

Xhiro e 28-të në elitën e futbollit kosovar vazhdon me tri duele interesante që janë në program për tu zhvilluar sot.

Padyshim që ndeshja kryesore e ditës së sotme do të zhvillohet mes Prishtinës dhe Malishevës, duel që nis nga ora 13:30 në stadiumin ‘Bajram Aliu’ në Skenderaj.

Kryeqytetasit nuk mund të luajnë në ‘Fadil Vokrri’ shkaku që aty do të luaj Përfaqësuesja A e femrave të Kosovës dhe janë zhvendosur në Skenderaj për këtë sfidë.

Dy skuadrat janë duke luftuar për t’i ikur pozitës së barazhit dhe Prishtina ndodhet e pesta në tabelë me 35 pikë, derisa Malisheva është dy pozita më poshtë me një pikë më pak.

Si vendasit ashtu edhe mysafirët kanë nevojë të madhe për pikë dhe ky duel pritet të jetë tejet interesant.

Takim tjetër interesant është edhe ai mes Ulpianës së parafundit në tabelë dhe Llapit që nuk di për fitore që pesë sfida në kampionat.

Për lipjanasit ky mund të jetë rasti i fundit të mbetën në garë për mbijetesë, derisa Llapi i Tahir Batatinës kërkon pikët maksimale për ta mbajtur pozitën e katërt.

Ndërkohë dueli tjetër zhvillohet në Drenas, ku Feronikeli i fundit në tabelë pret Dritën që ka dy fitore radhazi. /Telegrafi/

BKT Superliga e Kosovës – Xhiro e 28-të

E diel

13:30 Prishtina – Malisheva
14:00 Ulpiana – Llapi
14:00 Feronikeli – Drita

Exit mobile version