Prishtina dhe Gjilani kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të në BKT Superligën e Kosovës.
Kryeqytetasit janë në cilësinë e nikoqirit në ndeshjen ndaj Gjilanit, e cila pritet të zhvillohet në “Stadiumin e Qytetit” në Suharekë me fillim nga ora 13:30.
Ekipi i Abdulah Ibrakovic nuk di për fitore në pesë ndeshjet e fundit me katër humbje dhe një barazim dhe synon ta shijojë fitoren e parë në pranverë.
Në anën tjetër, ekipi i Ismet Munishit ka gati 20 ndeshje pa humbje dhe me një super-formë së fundmi synon fitoren e radhës për ta ndarë pozitën e parë me Ballkanin.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, pavarësisht disa mungesave.
Prishtina: Nika; B.Krasniqi, Tomasevic, Pllana, Abazi; Karabeci, Boshnjaku; Mankenda, E.Krasniqi, Kryeziu; John;
Gjilani: Ymeri; Sorsa, Prekazi, Useini, Hoxha; Musolli, Dabiqaj; Progni, Torassa, Hajdari; Krasniqi,
/Telegrafi/