Site icon Telegrafi

Prishtina pa problem ndaj Trepçës

Derbi i javës në Superligë ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Trepçës përfundoi me Ötoren e bardhekaltërve, të cilët triumfuan me rezultat të thellë, 80-62.

Ndeshja u zhvillua në palestrën e Ferizajit pa praninë e shikuesve
me kërkesë të Sigal Prishtinës në FBK, si skuadër nikoqire, ndërsa ajo u vonua për disa minuta për shkak të probleme teknike me mbajtjen e statistikave dhe më pas u zhvillua ndeshja pa statistikat online, raporton Borozani.

Dy skuadrat ishin kryesisht rivalë të barabartë në pjesën e parë të
ndeshjes, e cila përfundoi me rezultat 39-37 për Prishtinën, me pikët e Drilon Hajrizit në sekondën e fundit.

E si duket pikët e Hajrizit i dhanë motiv Prishtinës, e cila në çerekun e tretë krijoi epërsi dyshifrore dhe të paaritshme që të përmbyset nga Trepça.

Me këtë Ötore Prishtina është shkëputur në krye të radhitjes tabelare me 24 pikë, një më shumë se Trepça, e cila me këtë ndeshje e përmbylli pjesën vjeshtore të këtij kampionati.

Exit mobile version