Sigal Prishtina sonte pritet që të dalë pa lojtarin më të dalluar të saj këtë stinor Drilon Hajrizin.
Borozani.com ka mësuar se Hajrizi edhe në ndeshjen e parë ka qenë i sëmurë dhe ka luajtur ‘me infuzion’, ndërsa nuk do të jetë në gjendje për lojë sonte. Hajrizi ka qenë lojtari me minutazh më të gjatë për bardhekaltërit në ndeshjen e parë të serisë.
Ai ka qenë 34 minuta në parket, ku ka shënuar 5 pikë, 3 kërcime dhe 4 asistime. Mesatarja e Drilonit këtë stinor është 17.3 pikë për ndeshje, 3.6 asistime dhe 4.7 kërcime (mesatarja më e lartë e pikëve të shënuara dhe e asistimeve nga lojtarët në ekipin e Sigal Prishtinës për tërë stinorin).
Prej orës 19:00 në Sezai Surroi, Bashkimi pret Sigal Prishtinën në ndeshjen e dytë të serisë finale. Bashkimi ka epërsi në seri 1-0.
Kampion i Kosovës shpallet ekipi që arrin tre fitore në seri. Ndeshja e tretë e serisë zhvillohet të premten në Prishtinë.