Site icon Telegrafi

Prishtina nuk gjen qetësi, sërish gjuajtje me armë zjarri

Gjuajtje me armë zjarri janë dëgjuar në dy lokacione afër rrugës “Bedri Shala”, në Lagjen e Muhaxherëve, në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 21:40, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar”, u shpreh Ahmeti.

Lexo po ashtu Publikohen pamjet, i riu u rrah dhe u qëllua me armë zjarri në Prishtinë

Tutje, Ahmeti tha se hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe janë në kërkim të personave të dyshuar.

Në disa foto të publikuara në rrjetet sociale, tregojnë për praninë e forcave të shumëta policore.

Jo zyrtarisht mësohet se të shtënat ndërlidhen me plagosjen e një të riu gjatë së hënës në Prishtinë./Telegrafi/

Exit mobile version