Telegrafi

Prishtina njofton rreth ndeshjeve kualifikuese për FIBA Europe Cup

Klubi kryeqytetas i basketbollit, KB Sigal rishtina ka njoftuar rreth garave kualifikuese për FIBA Europe Cup 2022/23.

Bardhekaltrit do të luajnë në kualifikuese për FIBA Europe Cup, në formatin që do të zhvillohet sikurse një turne, ku Prishtina është shortuar në “turneun B”.

Turneu do të zhvillohet në datat 27-30 shtator në qytetin e Jonavës, Lituani, ndërsa Prishtina ka njoftuar me një postim të gjitha detajet.

Postimi pa ndërhyrje i Prishtinës

ZYRTARE

Faza kualifikuese e FIBA Europe Cup 2022/23 do të zhvillohet në formë të turneut. Sigal Prishtina është e vendosur në “Turneun B” ku skuadra CBet Jonava nga Lituania është zgjedhur nikoqire e turneut.

Turneu do të zhvillohet në datat 27-30 shtator në qytetin e Jonavës, Lituani. Për shkak të paraqitjeve të suksesshme në të kaluarën në Evropë, skuadra jonë pret në gjysmëfinale fituesin e ndeshjes çerekfinale Cedevita Junior – Kalev/Cramo.

Skuadra tjera pjesëmarrëse në këtë turne janë: CBet Jonava, SCMU Craiova dhe Kapfenberg Bulls.

Kryetrajneri Ekrem Memnun bashkë me stafin dhe lojtarët po përgaditen maksimalisht që suksesi të mos mungoj e ta bëjmë krenar Qytetin, Plisat dhe mbarë Kosovën.

/Telegrafi/