Telegrafi

Prishtina në Gjilan kërkon kreun e tabelës së IPKO Superligës

Prishtina udhëton në Gjilan për të zhvilluar ndeshjen kryesore të këaj jave ndaj skuadrës nga po i njëjti qytet, FC Gjilani.

Prishtina në këtë takim kërkon vetëm pikët e plota për të marrë kryesimin e tabelës dhe për të pritur një gabim të mundshëm të Feronikelit.

Skuadra nga kryeqyteti në këtë takim ka mungesa të rëndësishme.

Është lojtari në top formë, Meriton Korenica, ai që mungon për shkak të një dëmtimi të pësuar ndaj KEK-ut.

Ndërkaq, në dyshim është edhe paraqitja e Mankendas, i cili po ashtu u lëndua në sfidën e fundit.

Gjilani me një fitore do të bënte një hap të madh drejt sigurimit të mbijetesës dhe mbetet arë e fortë për Prishtinën.

Ndeshja zhvillohet nga ora 15:00 dhe transmetohet në Supersport Kosova të platformës më atraktive në vend, IPKO.

/Telegrafi/