Ndeshja ndaj Barcelonës po i bën lojtarët e Prishtinës në futsall të ndihen si superyje.
Sot, kryeqytetasit zbarkuan në Spanjë pas një fluturimi disa orësh për duelin e raundit të 32 më të mirave në Ligën e Kampionëve të futbollit të sallës.
Prishtina nuk ka humbur kohë dhe kanë shfrytëzuar “Palau Blaugranan” për të kryer stërvitjen e radhës.
? El Prishtina s’entrena al Palau! / ¡Sesión de entrenamiento oficial del Prishtina de Kosovo en el Palau con el ex de Xota Alan como principal reclamo! pic.twitter.com/8UQfKihSNX
— Barça Futbol Sala (@FCBfutbolsala) January 14, 2021
E në shtëpi të veten, katalanasit treguan mikpritje të jashtëzakonshme.
Stërvitjet e Prishtinës po ndiqet nga gazetarët vendas të cilët madje po realizojnë edhe kronika me ta, teksa në bazë të pamjeve në Instagram shihet se po intervistohet braziliani i Prishtinës, Alan Jefferson.
Barcelona e futsallit ka publikuar video nga seanca stërvitore e skuadrës nga Kosova në Instagramin e tyre zyrtar që ndiqet nga plotë 1 milionë e 300 mijë fansa, reklamë kjo e jashtëzakonshme për skuadrën e Prishtinës dhe shtetin e Kosovës. /Telegrafi/