Sigal Prishtina ka arritur që të sigurojë epërsinë në takimin ndaj KB Pejës në pjesë të parë. Rezultati pas pjesës së parë është 32-28.
Dueli i dytë i super serisë finale të playoffit u zhvendos në Prishtina, ku ekipi vendas kërkon të fitojë pas disfatës në Pejë.
Ndeshja filloi me një furi pikësh nga KB Prishtina me Dardan Berishën dhe Washburn që ishin në cak të saktë, por Peja arriti që të mbajë hapin falë Delicit dhe Hajrizit që në fund të çerekut të parë nivelizuan gjërat përkundër epërsisë së bardh e kaltërve.
Në çerekun e dytë ishte Prishtina me Berishën që ishte i sakt nga tre pikëshi dhe Edmond Azemi me lojën e tij të mençur që ndikuan që eipërsia e vendasve të shkojë deri në 10 pikë.
Megjithatë, Peja u kthye me mbrojtje të fortë dhe me saktësi nga Burëell e Davis të kthehet në lojë dhe të zvogëlojë epërsinë në vetëm katër pikë.
Mbetet të shihet si do të shkojë pjesa e dytë në këtë takim. /Telegrafi/
Live : Prishtina vs Peja
Posted by Telegrafi Sport on Thursday, 12 May 2016
Prishtina – Peja …. Plisat
Posted by Telegrafi Sport on Thursday, 12 May 2016