Site icon Telegrafi

Prishtina në balotazh, sipas sondazhit të Klan Kosovës, prin Arben Vitia

Sipas sondazhit të Klan Kosovës ku janë duke u publikuar të dhënat e fundit të matjeve të opinionit publik për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë do të ketë balotazh.

Në bazë të këtij sondazhi kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia është ai që do të prijë në këto zgjedhje.

Sipas të dhënave i dyti do të jetë Përparim Rama nga LDK-ja, i treti Uran Ismaili, kandidati i PDK-së, i katërti Daut Haradinaj i AAK-së dhe i fundit Gëzim Mehmeti i AKR-së.

Lexo po ashtu Balotazh në Mitrovicë sipas sondazhit të Klan Kosovës, prin Bedri Hamza

 Të dhënat me përqindje:

Arben Vitia(LVV) – 46.3 për qind

Përparim Rama (LDK) – 25.1 për qind

Uran Ismaili (PDK) – 19.2 për qind

Daut Haradinaj (AAK) – 5.5 për qind

Gëzim Mehmeti (AKR) – 0.4 për qind . /Telegrafi/

 

Exit mobile version