Prishtina po përballet me nivele të larta të ndotjes së ajrit, duke u renditur e 22-ta në botë sipas të dhënave të fundit nga platforma globale “IQ Air”.
Sipas matjeve të publikuara këtë të diel, niveli i grimcave të dëmshme PM ka arritur në 135, duke tejkaluar normat e rekomanduara për ajër të pastër.
Ky nivel ndotjeje paraqet rrezik për shëndetin e qytetarëve, veçanërisht për grupet e ndjeshme si fëmijët, të moshuarit dhe personat me probleme respiratore.
Ekspertët vazhdimisht apelojnë për masa urgjente për të reduktuar ndotjen, duke përfshirë kufizimin e përdorimit të automjeteve, përmirësimin e sistemit të ngrohjes dhe rritjen e gjelbërimit urban.