Klubi kryeqytetas, Prishtina ka fituar në shtëpi ndaj Trepcës me rezultat të thellë 105:71.
Bardhekaltrit janë treguar të pamëshirshëm ndaj Minatorëve në takimin e zhvilluar pa shumë shikues në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet.
Çereku i parë i ndeshjes filloi furishëm nga mysafirët, të cilët triumfuan 27:23, por në çerekun e dytë lëshuan terren duke humbur 29:15.
Kështu, pas 20 minutave lojë skuadrat shkuan në pushim me epërsi të Prishtinës prej dhjetë pikësh, 52:42.
Në çerekun e tretë, Prishtina filloi furishëm duke fituar me rezultat 27:10 dhe duke e quar epërsinë në 27 pikë pranë rezultatin 79:52.
Në çerekun e tretë përsëri vendasit shtruan diktatin duke fituar 26:19 apo me rezultat përfundimtar 105:71. /Telegrafi/