Prishtina ka arritur të shënojë fitore me rezultat 1-0 kundër Gjilanit.
Skuadra e Kushtrim Munishit arriti të fitojë ndeshjen me golin e shënuar që në minutën e dytë nga Liridon Kukaj.
Ky i fundit u asistua mjaftë mirë nga Armend Dallku.
Nuk munguan as transversalet në këtë ndeshje pasi Mërgim Pefqeli i Prishtinës dhe Betim Haxhimusa i Gjilanit, nuk arritën ta qëllojnë cakun.
Prishtina pas kësaj fitoreje ka 13 pikë dhe mbetet lider, ndërsa Gjilani mbetet me nëntë pikë. /Telegrafi/