Site icon Telegrafi

Prishtina mëson kundërshtarët për kualifikimet në Ligën e Kampionëve në basketboll

Gjeneva ishte vendi ku është hedhur shorti për kualifikimet për Ligën e Kampionëve të basketbollit.

Klubi i basketbollit të Prishtinës ka mësuar edhe kundërshtarët e parë, të cilët vijnë nga shteti polak.

“Plisat” do të takohen me skuadrën e fortë dhe disa herë kampione e Polonisë, Legia Warshava.

Prishtinasit në rast e kalojnë skuadrën gjelbërbardhë atëherë do të ketë një kundërshtar edhe më të fortë.

Nizhny Novgorod, skuadra ruse, do të mund të jetë kundërshtar i kampionit të Kosovës për kualifikimet për garën evropiane të basketbollit.

Me fitore kundër këtyre dy ekipeve kualifikohemi në sezonën e rregullt në grupin C, ku gjenden Iberostar Tenerife (ish kampion i Champions League), Brose Bamberg (Gjermani), CEZ Nymburk (Çeki), VEF Riga (Letoni), Peristeri (Greqi), Gaziantep (Turqi) si dhe fituesi i ndeshjeve (Benfica/Groningen/Mornar). /Telegrafi/

Exit mobile version