Prishtina ka marrë fitore të madhe në udhëtim te Gjilani me rezultat 1-2.
Gjilani në këtë takim vinte pas ndryshimeve në shtabin teknik, ku trajneri Ismet Munishi u shkarkua dhe pozitën e trajnerit e mori ndihmësi i tij Alban Hyseni.
Ndeshja nisi me një dominim të lehtë të vendasve, që në minutën e 33-të e gjetën edhe golin e epërsisë.
Gerhard Progni harkoi bukur në zonë nga goditja e këndit, derisa Albert Dabiqaj realizoi me kokë për t’i dhënë epërsinë Gjilanit 1-0.
E në minutën e 45-të, mysafirët nga kryeqyteti fituan penallti kur Gerhard Progni pengoi në zonë Leotrim Kryeziun dhe gjyqtari Mentor Ajeti akordoi penallti.
I saktë nga pika e bardhë ishte Besnik Krasniqi që barazoi shifrat në 1-1.
Me rezultatin e barabartë 1-1 dy skuadrat shkuan në pushim prej 15 minutave.
Pjesa e dytë ishte shumë më e zjarrtë, me dy skuadrat që kërkonin me ngulm golin e fitores.
Por këtë e arriti Prishtina, kur gjeti golin e fitores 10 minuta para fundit të kësaj sfide.
Leonit Abazi bëri një asistim fantastik për zëvendësuesin Guathier Mankenda i cili shënoi nga afërsia për 1-2.
Deri në fund të ndeshjes vendasit kërkuan golin e barazimit, por një gjëje të tillë nuk ia dolën dhe Prishtina mori tri pikë të mëdha nga udhëtimi në Gjilan.
Me këtë fitore Prishtina mbetet në vendin e pestë në tabelë me 42 pikë, derisa Gjilani është e treta me 55 sosh.
Ndeshjen e radhës Gjilani e zhvillon në udhëtim te Ulpiana, derisa Prishtina në kryeqytet pret Dukagjinin e Klinës. /Telegrafi/