Prishtina edhe pse ishte në epërsi gjatë gjithë kohës, në minutat e fundit Trepça arriti të kthehet në lojë për të fituar me rezultat 86:85.
Minatorët tani janë në epërsi prej 2-0 në serinë gjysmëfinale ndaj prishtinasve.
Bardhekaltrit e nisën ndeshjen më mirë, duke qenë gjatë gjithë çerekut të parë në epërsi dhe e fituan këtë pjesë 28:21, derisa në periudhën e dytë, prishtinasit kishin epërsi deri në dhjetë pikë, kurse pjesa e parë përfundoi 48:40.
Pikët e shënuara nga Darnell Edge 19 sekonda para fundit, ia dhanë epërsinë Trepçës, 86:85.
Sigal Prishtina nuk arriti që të shënojë në aksionin vijues me Donte Clarkun. Në sulm kërceu Derrick Wilson që tentoi për tri pikë, por nuk ishte i saktë.
Dhe pikët e Edget dolën të ishin vendimtare në fitoren e Trepçës të enjten mbrëma në “Pallatin e Sportit” në Prishtinë.
Donte Clark shënoi 17 pikë e pesë asistime për vendasit, kurse te mysafirët u dallua Darnell Edge me 28 pikë, katër kërcime e tetë asistime.