Telegrafi

Prishtina i kundërpërgjigjet Vëllaznimit: Bardhokun e transferuam si lojtar të lirë

Tun Bardhoku duket se do të bëhet mollë sherri mes klubit të Vëllaznimit dhe Prishtinës.

Dy klubet tashmë kanë nisur një luftë të hapur sa i përket mbrojtësit të krahut të majtë, i cili pati paraqitje të mira në Ligën e Parë.

Mbrëmë prishtinasit bënë të ditur se kanë arritur marrëveshje se kanë transferuar lojtarin e talentuar.

Lexo po ashtu Pas transferimit te Prishtina, Vëllaznimi reagon për rastin e Tun Bardhokut: Lojtari ka kontratë valide me klubin tonë

Por, paraditen e sotme ka ardhur edhe reagimi i klubit kuqezi duke thënë se lojtari ka kontratë valide me ata dhe se janë në rregull me dokumentacionin e lojtarit.

Megjithatë, bardhekaltërit kanë bërë të ditur se Bardhoku ka kaluar në radhët e Prishtinës si transfer i lirë dhe se ai nuk ka kurrfarë obligimi ndaj gjakovarëve.

Lexo po ashtu Vëllaznimi po e konteston, Bardhoku pas prezantimit: Prishtina është skuadra më e mirë në Kosovë

Ndryshe, Bardhoku ka deklaruar se është i kënaqur me këtë lëvizje pasi që ka kaluar në radhët e ekipit më të madh në Kosovë. /Telegrafi/