Tun Bardhoku duket se do të bëhet mollë sherri mes klubit të Vëllaznimit dhe Prishtinës.
Dy klubet tashmë kanë nisur një luftë të hapur sa i përket mbrojtësit të krahut të majtë, i cili pati paraqitje të mira në Ligën e Parë.
Mbrëmë prishtinasit bënë të ditur se kanë arritur marrëveshje se kanë transferuar lojtarin e talentuar.
Por, paraditen e sotme ka ardhur edhe reagimi i klubit kuqezi duke thënë se lojtari ka kontratë valide me ata dhe se janë në rregull me dokumentacionin e lojtarit.
Megjithatë, bardhekaltërit kanë bërë të ditur se Bardhoku ka kaluar në radhët e Prishtinës si transfer i lirë dhe se ai nuk ka kurrfarë obligimi ndaj gjakovarëve.
Ndryshe, Bardhoku ka deklaruar se është i kënaqur me këtë lëvizje pasi që ka kaluar në radhët e ekipit më të madh në Kosovë. /Telegrafi/