Telegrafi

Prishtina konfirmon transferimin e Massambas

Kampioni i Kosovës, Sigal Prishtina ka konfirmuar se është përforcuar me basketbollistin Thomas Massamba.

“Thomas Massamba është lojtari më i ri i Sigal Prishtinës. 30 vjeçari është një basketbollist suedez me prejardhje nga Kongo”, thuhet në konfirmimin e Prishtinës.

Prishtina ka bërë të ditur se ai luan në pozitën e organizatorit të lojës dhe njihet sidomos në lojën e tij të fortë në mbrojtje.

Massamba ka luajtur nëpër disa ekipe evropiane dhe së fundi ishte pjesë e ligës qipriote.

Ai ishte zgjedhur “Lojtari i vitit”, “Organizatori i vitit” si dhe “Lojtari më i mirë në mbrojtje”. Ai ishte pjesë edhe në All-Starin e ligës në Qipro.