Telegrafi

Prishtina konfirmon largimin e pesë ‘senatorëve’ të ekipit

Foto: Arkiv

Klubi më i trofeshëm në Kosovës, Prishtina ka konfirmuar largimin e pesë lojtarëve ndër me të rëndësishmit të skuadrës.

Ditët e fundit kanë qenë shumë të zëna dhe atraktive për futbollin e Kosovës, pasi ka pasur shumë transferime interesante.

Megjithatë, njëra nga skuadrat që më shumë ka larguar sesa ka afruar është Prishtina, e cila ka pasur një ‘eksod’ ditëve të fundit.

Pesë yje të skuadrës janë larguar nga Prishtina dhe tani vet klubi e ka konfirmuar largimin e tyre, teksa i ka falënderuar për kohën e kaluar dhe gjithçka tjetër.

Postimi pa ndërhyrje i Prishtinës

Pesë futbollistë të larguar

FC Prishtina iu falënderon dhe iu uron sukses

Prishtinë, 26 gusht 2020 – Megjithëse i tërë klubi është i preokupuar në përgatitjen e lëndës për rastin “Gjibraltar” për në “CAS”, kanë ndodhur pesë ndryshime nga skuadra.

Janë larguar, Armend Thaqi, Ahmed Januzi, Diar Miftararaj, Ahmet Haliti dhe Meriton Korenica.

Skuadra i falënderon për kontributin e dhënë, sidomos në një edicion kaq të vështirë për klubin, sidomos pas rastit të ngjarjeve në Gjibraltar.

Klubi iu kërkon të falur nëse jeni ndjerë të lënë pas dore, iu falënderon për ditët e kaluara në FC Prishtina dhe iu uron sukses në vazhdim të karrierës.

FC Prishtina së shpejti do të njoftojë për futbollistët që do t’i bashkohen ekipit bardhekaltër.

/Telegrafi/