Klubi kryeqytetas, Prishtina ka konfirmuar se lojtarët Gentrit Dumani dhe Marclei Cezar Santos janë larguar nga klubi.
Me mbylljen e sezonit vjeshtor në Albi Mall Superligën e Kosovës kanë filluar edhe ndryshimet në disa skuadra.
Njëra nga to është Prishtina, e cila e mbylli sezonin në vendin e tretë dhe tashmë ka konfirmuar dy largime.
Bëhet fjalë për mbrojtësin Dumani dhe sulmuesin Santos, të cilët janë larguar dhe klubi kryeqytetas i ka falënderuar për përkushtimin e treguar duke i uruar sukses.
Postimi pa ndërhyrje i Prishtinës
???????????? ??????? ?????? ? ??????? ????? ??????!
Mbrojtësi Gentrit Dumani dhe sulmuesi Marclei Cezar Santos janë larguar nga FC Prishtina.
Ndarja erdhi pas marrëveshjes së dyanshme në mes klubit dhe futbollistëve.
Klubi jonë i falëndëron për përkushtimin e treguar në stinorin vjeshtor në fanellēn “bardhekaltër”.
FC Prishtina Dumanit e Santosit iu uron shumë suksese në vazhdim të karrierës.
/Telegrafi/