Site icon Telegrafi

Prishtina kërkon mrekullinë në Minsk, u duhet fitore me tetë pikë epërsi

Sigal Prishtinës do t’i duhet të shënojë fitore me tetë pikë diferencë në ndeshjes e sotme përballë ekipit nga Bjellorusia, Tsmoki-Minsk.

Ndeshja e parë në mes të dy skuadrave të zhvilluar të martën ishim mbyllur me rezultat (57:50).

Prishtina kishte udhëtuar menjëherë të mërkurën, ndërs pas ditë kishte arritur në kryeqytetin e Bjellorusisë.

Ndeshja e dytë ndërmjet këtyre dy skuadrave zhvillohet të enjten (sot) prej orës 18:00.

Trajneri Ahmet Kandemir thotë se shtatë pikë nuk janë shumë dhe duhet të luftojnë që të kalojnë tutje.

“Ne kemi bërë një punë të mirë në mbrojtje, por nuk ishin të mirë në sulm. Kemi dashur të fitojmë ndeshjen, por nuk ia dolëm. Më vjen gjithashtu keq për tifozët, të cilët kanë qenë të mrekullueshëm dhe e kanë merituar fitoren. Megjithatë, ne vetëm shtatë pikë prapa, andaj asgjë nuk është e pamundur”, është shprehur Kandemir.

Edhe basketbollisti i Prishtinës, Dardan Berisha, u shpreh se nuk ishin të mirë në sulm, por nuk do të dorëzohen deri në fund.

“Kemi qenë të mirë në mbrojtje, por kemi dështuar në sulm. Ndoshta ekipi ynë është i ri dhe nuk jemi komponuar sa duhet, megjithatë duhet të luftojmë deri në fund. Pavarësisht kësaj ne do të japim maksimumin në ndeshjen e kthimit. Nuk do të jetë aspak e lehtë, por do të mundohemi të kthejmë rezultatin”, është shprehur Berisha.

Ky ishte debutimi i Prishtinës në këtë garë, derisa për të qenë pjesë e grupeve të Ligës së Kampionëve do të jetë shumë vështirë, pasi duhet të eliminojë edhe dy skuadra të tjera.

Exit mobile version