Telegrafi

Prishtina kalon në finale të Ligës Ballkanike, fiton me lehtësi ndaj KK Lovcen

Sigal Prishtina nuk ka hasur në telashe për t’u kualifikuar në finale të Ligës Ballkanike në basketboll, pasi mposhti me lehtësi ekipin nga Mali i Zi, Lovcen, me rezultatin bindës 89:69.

Bardhëekaltërit ishin dominues nga fillimi deri në fund në këtë përballje.

Henrik Shirko udhëhoqi Prishtinën me 11 pikë e tetë kërcime. Shaheed Davis i kishte 12 pikë e gjashtë kërcime, ndërsa Donte Clark kontribuoi me 10 pikë e tetë asistime.

U kthye edhe Dardan Berisha, që kontribuoi me nëntë pikë.

Liga Ballkanike po përfundon një edicion shumë të zbehtë, ku u paraqitën vetëm pesë skuadra, ndërsa katër prej tyre janë në Final4.

Prishtina ishte më e suksesshmja në stinorin e rregullt me gjashtë fitore e dy humbje. /Telegrafi/