Site icon Telegrafi

Prishtina ka “Ministrinë e Kënaqësisë”, e zbulon Vesa Luma! (Foto)

Vesa Luma është mjaft aktive kohëve të fundit në karrierë. Para pak muajsh ajo ka publikuar dy projekte të reja muzikore, të cilat janë pritur mirë nga fansat.

Këngëtarja gjithashtu gëzon një jetë të lumtur familjare, tash e një vit ajo është martuar me Big Bastën, teksa së bashku kanë një djalë të pagëzuar me emrin Lian.

Lexo po ashtu Çfarë i lidh Vesa Lumën, Agnesa Vuthajn dhe Erolld Belegun? (Foto)

Duke qenë e zhvendosur me vendbanim në Tiranë, këngëtares po i bie që më rrallë të jetë tashmë në Prishtinë, por prapëseprapë Vesa vjen aq shpesh sa mundet për të vizituar familjen dhe shoqërinë e saj.
Së fundmi, ajo ka treguar se ndodhet në Prishtinë, teksa natën e mbrëmshme e ka kaluar me shoqërinë në një nga lokalet e Prishtinës.

Lexo po ashtu Liani i Vesës dhe Big Bastës në rrugë drejt muzikës, fillon "goditjet" e para mbi piano (Foto)

Mes buzëqeshjes edhe argëtimi, këngëtares ia ka tërhequr vëmendjen edhe diçka tjetër në këtë lokal, e cila e ka bërë akoma më shumë të qeshë.

Në lokal ndodhej një tabelë, në të cilën shkruhej “Ministria e Kënaqësisë”, gjë që e bëri këngëtaren që menjëherë ta kapë telefonin për ta fotografuar, dhe për ta ndarë me ndjekësit e saj në Instagram Story.

“Ministria e Kënaqësisë”, tabelë e gjendur para këngëtares Vesa Luma. Foto nga Instagram Story.

“Prishtina e ka”, ka shkruar Vesa në mbishkrimin e fotos satirike. /Telegrafi/

Exit mobile version