Telegrafi

Prishtina ka fituesen më të re në histori të Kupës së Kosovës në basketboll

Këtë detaj nuk e keni parë në finalen e femrave.

Penti Prishtina e ka fituar Kupën e Kosovës, duke e mundur Penzën e Pejës në finalen e zhvilluar të dielën në Palestrën ‘Minatori’ në Mitrovicë.

Por, me siguri se shumicës së tifozëve të pranishëm në këtë sfidë u ka ikur një detaj shumë interesant.

Ndonëse nuk luajti asnjë sekondë të vetme në ballafaqimin final, Astera Tuhina e mori medaljen e artë.

Por çka ka të veçantë në këtë rast?

E veçanta është se Astera është vetëm 12-vjeçare, andaj ajo tashmë ka hyrë në historinë e basketbollit të femrave në Kosovë, si fituesja më e re e një trofeu.

Astera Tuhina është pjesë e gjeneratave të reja të Kerasan Prishtinës, teksa ajo në garat kampionale luan me djemtë. /Telegrafi/