Site icon Telegrafi

Prishtina jep detaje për arrestimin e sulmuesit Otto John

Lajmi i ditës në futbollin kosovar ka qenë arrestimi i sulmuesit të Prishtinës, Otto John.

Ishte policia e Kosovës që njoftoi se një shtetas nigerian ishte arrestuar ditën e djeshme.

John akuzohet për veprën e rëndë penale për trafikim me qenie njerëzore, por deri më tani nuk ka detaje të reja rreth këtij rastit.

FC Prishtina ka dalur me komunikatë zyrtare për futbollistin e tyre, Otto John.

Klubi ka konfirmuar se sulmuesi John është arrestuar të enjten nga Policia e Kosovës, por ata thonë se nuk janë në dijeni për arsyen e këtij arrestimi.

Klubi kryeqytetas ka deklaruar se respekton organet e rendit dhe nëse vërtetohet ndonjë aktakuzë ndaj John, atëherë Prishtina do të marrë masa në bazë të rregulloreve të brendshme të tyre.

“FC Prishtina njofton opinionin publik se sulmuesi, Otto John, është dërguar të enjten (05.05.2022) në mbajtje nga Policia e Kosovës”.

Lexo po ashtu Arrestohet sulmuesi i Prishtinës Otto John, dyshohet për vepër të rëndë penale

“Klubi nuk është në dijeni për arsyet e arrestimit ndërkohë që mësojmë si ai do të lirohet nga paraburgimi gjatë ditës së shtunë (07.05.2022)”.

“FC Prishtina i respekton organet e rendit dhe nëse vërtetohet ndonjë aktakuzë ndaj futbollistit do të marr masa në bazë të rregulloreve të brendshme brenda klubit”, thuhet në njoftimin e klubit bardhekaltër. /Telegrafi/

Exit mobile version