Ndeshja ndërmjet Z Mobile Prishtinës dhe gjigantit italian Pallacanestro Varese në kuadër të FIBA Cup është mbyllur me dramë, pasi vetëm në fund fituan italianët 80:77.
Mbi tre mijë bileta ishin shitur për këtë ndeshje, ku kishte atmosferë impozante nga “Plisat” që kanë shpalosur një baner në të cilin shkruhej, “Nga froni i përhershëm, pushtojmë fronte të reja”.
Italianët janë njëri nga klubet më të forta në vendin e tyre me 10 tituj kampioni.
Ndeshja nisi më mirë për italianët që e mbyllën çerekun e parë në epërsi 25-12.
Dominique Archie i Vareses ishte i pandalshëm dhe shënoi shtatë pikë.
Prishtina u ngjallë në çerekun e dytë, duke e ngushtuar epërsinë në 32-37, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Divine Myles me 8 pikë, Dardan Berisha e Muhammed Bashir me nga 7 pikë pikë të shënuara ishin ata që ndezën motorët.
Prishtina ka vazhduar e paraqitje të jashtëzakonshme në çerekun e tretë.
Vendasit e fituan këtë çerek 28 -15, për ta mbyllur me epërsi prej tetë pikëve me rezultat 60-52.
Në këtë çerek shkëlqyen Edmond Azemi e Dardan Berisha.
Në dhjetë minutat e fundit ishte ndeshjes e baraspeshuar në fillim, por në minutat e fundit italianët e rritën ritmin.
Në fund italianët fituan 77:80. /Telegrafi/