Telegrafi

Prishtina – Gjilani, formacionet zyrtare të derbit të zjarrtë

Prishtina dhe Gjilani kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e katërt në BKT Superligën e Kosovës.

Kampioni aktual i Kosovës është nikoqir i gjilanasve në takimin i cili pritet të zhvillohet nga ora 16:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ekipi i Zekirija Ramadanit nuk e ka nisur mbarë sezonin pasi ka dy humbje dhe një barazim dhe synon ta marrë fitoren e parë këtë sezon.

Në anën tjetër, ekipi i Ismet Munishit ka dy barazim dhe një fitore, teksa ka udhëtuar për rezultat pozitiv edhe te Prishtina.

Trajnerët Ramadani dhe Munishi kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Prishtina: Halimi; B.Krasniqi, Vangjeli, Atanda, Mici; Boshnjaku, Avdyli; Shabani, E.Krasniqi, Hoti; Kryeziu;

Gjilani: Koliqi; Sorsa, Prekazi, Halili, Hoxha; Useini, Musolli, Dabiqaj; Progni, Krasniqi, Hajdari; 

/Telegrafi/