Klubi i basketbollit të Prishtinës ka marr ftesë për t’u paraqitur në “Basketball Champions League”.
Prishtinasit kanë konfirmuar përmes një mesazhi në rrjetet sociale se kanë pranuar ftesën për të qenë pjesë e ligës prestigjioze evropiane për edicionin 2018/19.
“Mundi e sakrificat tona për të krijuar një reputacion sa më të mirë të klubit e gjithë kombit në Evropë, po shpaguhen me këso lajme të mira”.
“Kështu, Prishtina do të jetë ekipi i vetëm shqiptar dhe i vetmi nga rajoni jonë i Europës Juglindore ‘Basketball Champions League’, duke qenë edhe njëherë me radhë një lloj “përfaqësuese” e shqiptarëve në Evropë”, shkruan në njoftimin e “Plisave”.
Përveç Prishtinës, në këtë ligë do të marrin pjesë edhe skuadrat e mirënjohura evropiane si: Besiktas, AEK, PAOK, Hapoel Tel Aviv, Estudiantes, CEZ Nymburk, Aris, Banvit, Bamberg, Olimpija, SIG Strasbourg e shume tjera.
Theksojmë se shorti për ekipet pjesëmarrëse do të mbahet më 11 Korrik 2018, kur edhe do të merret vesh se me kë do të takohen Prishtina.
Ndryshe, kryeqytetasit pësuan humbje në finale e ‘playoff’ kundër Bashkimit, ku kjo e fundit u shpall kampion për herë të parë që nga themelimi i klubit në vitin 1945. /Telegrafi/