Prishtina ka shënuar fitore ndaj Bashkimit me rezultat 70-90 (13:21, 17:25, 24:22, 16:22), në kuadër të xhiros së nëntë të Superligës së Femrave, takim që u zhvillua në kryeqytet.
Prishtinaset e nisën ndeshjen për mrekulli, me një seri prej 3:15, dhe e menaxhuan këtë epërsi në çerekun e parë që e fituan me shifrat 13:21. Prishtinaset vazhduan me lojë të mirë, duke rritur epërsinë, që shkoi deri në 17 pikë, 23:40, dhe kishin epërsi konstante, ku pjesa e parë përfundoi me rezultat 30-46.
Perioda e tretë ishte më e barabartë, me prizrenasit që mundoheshin të rikthehen dhe prishtinaset që ruanin epërsinë, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 56:68. Vashat prishtinase kishin epërsi deri në 33 pikë, 56:89, duke triumfuar në fund me rezultat 70-90.
Te Bashkimi u dallua Christina Ellis me 25 pikë e 14 kërcime, kurse te Prishtina u dallua Sarah Mgbeike me 39 pikë e 13 kërcime.
Prishtina ka nëntë fitore në nëntë ndeshje, kurse Bashkimi katër fitore dhe katër humbje.
Në ndeshjet tjera të xhiros së nëntë, Penza ka mundur Kastriotin me rezultat 148-11, kurse Trepça ka mundur Vëllaznimin në udhëtim 46-51.